>
BIOSHQIP
Biografia
Këndon që prej viteve '70-ta, duke i dhënë kulturës sonë edhe më tepër vlera. Ajo kryesisht këndon këngët "e shenjta" dibrane, bashkarisht me Lirie Rashën, Qerim Sulën, Saje Poleshin, Dritan Jasharin e shumë artistë të mëdhenj. Ka edituar një mori këngësh popullore, bashkëpunime, albumet: "Stop helmimet", "Oj Xhemile" 2009, por edhe klipe. Jeton dhe vepron në Tiranë.

Në vitin 2008, Vera Laçi publikon albumin "Oj Xhemile".

Më datë 2 Qershor 2014, Hysni Lala publikojnë videoklipin "Të Humbur Dërgoni Lajme", në bashkëpunim me Vera Laci, Irini Qirjako & Dionis Delia.

Më datë 30 Qershor 2014, Vera Laçi publikon videoklipin "Lotët Mos M'i Fshini".

Më datë 17 Qershor 2016, Vera Laçi publikon videoklipin "Fatit Mos Ju Anko".

Më datë 12 Gusht 2020, Vladimir Seferi publikon videoklipin "Moj E Bukura Malsore", në bashkëpunim me Vera Laçin. Muzika e këngës u punua nga Edmond Zhulali, teksti u shkrua nga Jorgo Papingji, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edmond Zhulali.

KATEGORI: