>
LETERSISHQIP

Mendime Të Pashkruara

Mendimet e mija
Që mbetën të pashkruara
Do të vdesin një ditë
...s’bashku me mua...

Shpirti do ti bartë
Si xhevahir të rrallë
Të pazbuluar kurrë
Qoftë në xhenet apo xhehenem?!

Trupin mbi supet e tyre
Do ta bartë xhemati
...vetëm deri në varr...

Mishi do të kalbet
Kockat do të mbesin
Të flasin me gjuhën e tyre
Që dikur ka jetuar një njeri...

09-04-2009, 12:55