>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e lindjes, ku diplomoi në Gjuhë dhe Letërsi në SHLP “BAJRAM CURRI”. Një kohë punoi në arsim dhe në teatrin e qytetit. Aktivitet e tij të pareshtura në lëvizjet e kohës shpejtë u bënë halë në sy për regjimin fashisoid dhe gjenocidial të çetnikëve serb ku fillojnë përndjekjet për eliminim. Prej vitit 92-93 migron në Austri ku jeton edhe sot. Me shkrime merret qysh në orët e hershme të rinisë, si nxënës i shkollës së mesme ka botuar në revistën letrare“SHTIGJE” të klubit letrar “GJ. N. Kazazi” në Gjakovë.
Bashkërisht më një grup poetesh të mirënjohur botoi poezi në librin me titull “ASHT E GJAK ARBËRIE” që është botim i tij i parë. Libri i tij i dytë është “TREGIME NGA MALËSIA E GJAKOVËS”.
Në gusht të vitit 2013 para publikut gjakovar doli dhe me dy vëllime-libra me poezi: “LETËR MBRETITTIM” dhe “KRUSHKU MËRGIMTAR”. Në dorëshkrim la një numër të konsiderueshëm shkrimesh të zhanreve të ndryshme.