>
BIOSHQIP

Rikthehet Përsëri Klipi I Xhensilës “Ama Dorën” Në Youtube

15-10-2015
Këngëtarja Xhensila Myrtezai ka më shumë se një muaj që ka publikuar videoprojektin e saj shumë të suksesshëm "Ama dorën" në bashkpunim me rpeerin nga Kosova, Mozzik.

Që në daljet e para kjo këngë u pëlqye mjaft shumë dhe mori miliona klikime, por vlen të përmendet që edhe nga lansimi i saj për gati asnjë moment Xhensila & mozzik-u nuk e ndjenë rehat me qëndrueshmërinë e videos në yotube.

Kjo për arsye se kënga "Ama dorën" është fshirë nga youtube në ditët e para të lansimit për shkak të mos respektimit të rregullave dhe fajtorë për këtë gjë sipas këngëtarëve ishin menaxhuesit e kanalit.

Më pas videoklipi u rikthye përsëri në youtube. Por fati i keq deshi që kënga të fshihej prap nga kanali këtë javë, edhe pasi ajo kishte arritur të marrë mbi 11. 761 milionë klikime, e ndërsa është rikthyer prap sot në youtube.

Arsyeja e fshirjes së videos kësaj rradhe ka qenë mungesa e logos "AVD Digital" në klip, e cila njëherit është kompania që menaxhon të drejtat e saj në youtube, e që mungesa e logos së saj është në kundërshitm me rregullat e youtube.

Tani çdo gjë është në rregull pasi menaxherët e saj kanë rregulluar çdo gjë, mirëpo vlen të ceket se edhe fansat e saj janë të lodhur tashmë nga kjo fshirje shpeshtë e këtij videoklipi.

Aq më tepër që nga ato miliona klikime, kënga ka rënë 40,040 klikikme.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rikthehet Përsëri Klipi I Xhensilës “Ama Dorën” Në Youtube