>
LETERSISHQIP

Ne Maje Te Malit

Ketu ne maje te malit
ku vetem lisat s’me braktisin
dhe fletet e tyre fatin me tregojne,
ketu ku ujrat jeten nisin
dhe s’dine se ku shkojne,-
jam are e vetmuar e veres se thate,
gjuhe e prere ne gojen e heshtjes se gjate.
Sa prane Zotit
Prej Zotit i harruar.
Per nje trokitje,
t’i fal, o udhetar,
te gjitha c’kam fituar.