>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollen fillore e kreu ne Gjilan (sh.f."Selami Hallaqi"). Talenti i këtij pesëmbëdhjetë vjeçari gjilanas është shpërfaqur qysh nëpër programe të ndryshme shkollore, ku Ylli prezantohej me këngë të ndryshme të cilat mirëpriteshin nga të pranishmit. Shumë shpejtë talenti tij u vërejt nga të tjerët të cilët edhe i bënë ftesë për të qenë pjesë e manifestimeve të ndryshme. Në këto manifestime, Ylli paraqitej me këngët e tija, të shkruara nga Muhamed Bislimi dhe të orkestruara nga Mentor Latifi dhe se e veçantë e kësaj ishte se në çdo festival ai paraqitej me këngë të re. Deri më tani ka marrë pjesë në Festivalet “Lyra Fest” në Gjakovë ku u prezantua me këngën “ T’faleminderit ju mësues”, pastaj në festivalin “Ylberi” në Shkup, ku këndoi këngën “Pikniku”.

Në vitin 2012, Yll Bislimi publikon albumin "Luaj E Vallëzo". Këngët e kënduara nga Yll Bislimi nëpër festivale por edhe disa këngë të reja janë përmbledhur në këtë album. Ylli thotë se në këngët e tija ka vend për mësuesit, dëshmorët, natyrën, i këndon pastaj edhe bashkimit kombëtarë, por edhe dashurisë. Albumi i Yll Bislimit përmban 8 këngët e që janë: “T’faleminderi ju mësues”, “Pikniku”, “Mjeshtër peshkatari”, “Rruga e Kombit”, “Bukuri me syza”, “Këngë për Nijazi Osmanin”, “Aty për Aty” dhe “Luaj e Vallëzo”. Teksti dhe Muzika: Muhamed Bislimi, ndërsa orkestrimi: Mentor Latifi.

Më datë 8 Tetor 2013, Yll Bislimi publikon videoklipin "Vajze Shqiptare".

Më datë 22 Mars 2014, Yll Bislimi publikon videoklipin "Ti Mos Vono".

Më datë 20 Tetor 2015, Yll Bislimi publikon videoklipin "Ilahi Per Nenen".
DËRGOI: