>
BIOSHQIP

Ylli Limani Rikthehet Me “Lart Mbi Yje”

03-08-2012
Këngëtari nga Prishtina, Yll Limani, ka befasuar adhuruesit e tij me këngën e tij të fundit, që titullohet "Lart Mbi Yje".
Kënga e jashtëzakonshme është punuar nga vet këngëtari, si në tekst ashtu dhe në muzikë, ndërsa flet për një histori dashurie.

"Pres që kjo këngë të ketë sukses. Unë tentoj të jem sa më cilësor në krijimet e mia, po ashtu edhe autentik. Kënga "Unë" me Kapon ishte sukses i madh, ndërsa ajo që dëshiroj për "Lart Mbi Yje" është që të pritet sa më mirë dhe që të dëgjohet. Për mua me rëndësi është cilësia në rend të parë, vlera e një projekti, nëse bëhet hit, apo jo, nuk më bëhet vonë", ka theksuar Ylli për Telegrafin.

Këngën Ylli e ka publikuar pikërisht për nder të ditëlindjes së nënës së tij, e cila si dhuratë e ka dëgjuar e para këngën e re.

Ylli Limani është një prej këngëtarëve më të sukseshëm që kanë dalur nga emisioni i talentëve të këndimit "The Voice Of Albania". Ai është shndërruar në sensacion të tinejxherëve, teksa e sigurt është që në një të ardhme ai do të prek edhe majat e zhanrit pop dhe soul në muzikën shqiptare.
(Telegrafi)

Ylli Limani Rikthehet Me “Lart Mbi Yje”