>
BIOSHQIP

Ylli Limani Thotë “Mos Më Harro”

13-11-2012
Ylli i ri i muzikës shqiptare, tinejxheri nga Prishtina, Yll Limani, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar "Mos më harro". Kënga e re e punuar nga Florent Boshnjaku dhe vet Ylli, është një këngë dashurie, e cila bazohet sipas artistit në ngjarje të vërtetë. Ai më tej thotë se kënga e re vetëm sa është në një farë forme nxehje apo paraprirje e asaj që do të vijë në të ardhmen. "Kënga "Mos Më Harro" është një këngë e bukur që ka domethënie të vecantë. Është një histori, e cila ndonëse ishte e pasuksesshme nuk do të shuhet kurrë në zemrat e dy të dashuruarve", ka theksuar Ylli. "Mos më harro" është paralajmëruar kohë më parë nga këngëtari dhe premierën e ka rezervuar ekskluzivisht për portalin tonë. Ai më tej zbuloi edhe planet e të ardhmes. "Dy këngët që i lansova së fundmi janë vetëm fillimi i asaj që pritet në të ardhmen. Kam plane të mëdha, jam në formën time jetësore, inpsirimi nuk më mungon që është më e rëndësishmja dhe projektet e ardhshme do të jenë të jashtëzakonshme. Shpresoj që këngët "Lart Mbi Yje" dhe "Mos Më Harro" t'u kenë pëlqyer përkrahësve të mi, e theksoj përkrahësve dhe jo fansave, pasi të gjithë njerëzit që dëgjojnë muzikën time i konsideroj përkrahës dhe jo fansa", përfundoi Ylli. Kohë më parë Ylli Limani lansoi dhe këngën e tij "Lart Mbi Yje", e cila u shndërrua hit duke u klikuar qindra mijëra herë në YouTube dhe ishte inspirimi për shumë të rinj shqiptarë. Në videoklipin e këngës impresionoi aktorja Bora Hasani, e cila me sharmin e saj vetëm sa e bëri gjithë projektin e Yllit një sukses të pa kapshëm.
(Telegrafi)

Ylli Limani Thotë “Mos Më Harro”