>
BIOSHQIP

Ylli Limani, Versionet Akustike Të Gjashtë Hiteve Botërore

04-03-2013
Pas suksesit me hitin e tij “Lart Mbi Yje”, ai ka vazhduar të punojë në albumin e ri. Por, Yll Limani ka gjetur edhe momentin për t’i mbajtur të entuziazmuar fansat e tij, duke publikuar një seri të jashtëzakonshme prej gjashtë këngësh në version akustik.
Këngëtari i ri nga Prishtina, i cili është sensacion i tinejxherëve shqiptarë, Yll Limani, ka qëndruar së fundmi shumë në studion e Florent Boshnjakut, ku ka regjistruar në mënyrë akustike disa prej këngëve hite të kohës.

Ylli thotë se realizimi i gjashtë këngëve në mënyrë akustike, që janë të shoqëruara me video të xhiruara nga studio ku janë kryer regjistrimet, nuk ishte aspak i lehtë, por se ka ndjerë shumë kënaqësi dhe ngrohtësi.

“Bëhet fjalë për gjashtë këngë në version akustik. Pasi që repertoari im ende nuk është aq i pasur sa t’i realizoj këngët e mia
‘live’ në studio, vendosa që të zgjedh disa prej këngëve më të pëlqyera nga publiku”.

“Përkrahësit e mi, jo fansat, pasi të gjithë i konsideroj përkrahës, nga sa kam parë janë ndarë të kënaqur dhe pasi të realizoj albumin tim debutues që do të lansohet verës, jam duke menduar seriozisht që ndoshta edhe albumin tim ta sjell në version akustik, por sa i përket këtyre gjashtë këngëve mund të them se i gjithë ekipi jemi ndarë tejet të kënaqur”, ka thënë Ylli.

Regjistrimin e këtyre gjashtë këngëve e kanë përkrahur OnAir Music dhe Florent Boshnjaku që u përkujdes për regjistrimin e tyre, ashtu sikurse Gent Shala që ishte përgjegjës për videot e regjistruara.

Gjashtë këngët akustike nga Yll janë:

Justin Bieber - “As Long As You Love Me”
Adele - “Turning Tables”
Ed Sheeran - “The A Team”
One Direction - “Little Things”
Bruno Mars - “When I Was Your Man”
Rihanna - “Stay”
(Telegrafi)

Ylli Limani, Versionet Akustike Të Gjashtë Hiteve Botërore