>
BIOSHQIP

Ylli Limani Del Nga “Zona” E Baladave

09-07-2013
Njëri ndër konkurrentët më simpatikë të edicionit të parë të “The Voice of Albania” Yll Limani, i cili pas spektaklit mbajti pëlqimin e publikut lart, me këngën “Lart mbi yje”, ka treguar për Tribunën se këtë verë do ta befasojë publikun duke sjellë një këngë ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim.

“Kënga është tipike verore dhe flet për pasigurinë që kemi ne të rinjtë në dashuri.

Është një lloj mesazhi se si t’i marrim shanset që na vijnë”, ka shpjeguar fillimisht këngëtari i cili ka sqaruar se videoklipi i kësaj kënge tashmë është gati.

“Vendosa të punoj me Zzap’n Chris sepse ishin të vetmit që mund të më nxirrnin nga ajo zona e baladave që isha rehatuar”, ka shtuar tutje Ylli, duke thënë se kjo këngë shënon rritjen artistike dhe hyrjen e tij në botën e të rriturve.
(Express)

Ylli Limani Del Nga “Zona” E Baladave