>
BIOSHQIP

Ylli Limani: “The Voice”, Një Trampolinë Drejt Suksesit

04-10-2013
Këngëtari i ri shqiptar, Yll Limani, është shprehur para fillimit të spektaklit të talentëve të këndimit, The Voice of Albania 3, duke pranuar se do të kthehej po që se do t’i jepej mundësia, teksa fajësoi vet këngëtarët që nuk arrijnë të shfrytëzojnë mundësinë e suksesit pas triumfit në spektakël.
Ylli për Telegrafin ka treguar për eksperiencën e tij në The Voice dhe thotë se do të jetë fansi më i madh i emisionit çdo të premte. Ai thotë se do të kthehej po që se do t’i jepej mundësia.



“Edicionin e tretë të The Voice po e pres me shumë padurim. Të premtet e mia në javët në vazhdim do të jenë para televizorit, duke ndjekur çdo hap të konkurrentëve të këtij viti”.

“Absolutisht se do të kthehesha. E kam ritheksuar shumë herë që nuk më mungon skena e The Voice, për shkak se performancat skenike tani më janë bërë të zakonshme, por më mungon liria dhe emocionet e çdo sekondi që përjetova në Tiranë”, theksoi Ylli.

Ylli shqiptar, sinonim i emrit të tij, ka folur për impaktin që ka pasur The Voice of Albania në suksesin e tij si tinejxher i ri. Edhe pse nuk arriti finalen, Ylli shumë i adhuruar nga tinejxherët vazhdoi karrierën dhe është prej më të suksesshmëve nga të gjitha edicionet e spektaklit.



I pyetur se si ka ndodhur që ai të ketë më shumë sukses se sa vet fituesit e spektaklit, Ylli u tregua i drejtpërdrejt, duke fajësuar vet këngëtarët.

“The Voice është një trampolinë. Të ndihmon të hidhesh, por se sa lart arrin, varet komplet nga ti. Kemi parë shumë konkurrentë të treten pas spektaklit dhe nuk më vjen aspak keq për ta, sepse nuk angazhohen dhe ngazëllimi që kishin gjatë Voice-it sikur u tretet. Guximin për të vazhduar pas mos arritjes në finale ma dha familja dhe shoqëria”, u shpreh ai.

Ylli u ka dhënë edhe një rekomandim të gjithë atyre që për herë të parë do të shkelin në skenën e spektaklit.



“Konkurrentëve u rekomandoj të kënaqen, ta shijojnë çdo ditë sikur të fundit dhe të ngulin këmbë për atë çka besojnë dhe mendojnë se është paralel me idetë e tyre”, përfundoi këngëtari.

I pyetur se cili spektakël i talentëve të këndimit është më i shikuar dhe më kualitativ sipas tij, X-Factor apo The Voice, Ylli u përcaktua shkurt dhe sigurt për këtë të fundit.
(Telegrafi)

Ylli Limani: “The Voice”, Një Trampolinë Drejt Suksesit