>
BIOSHQIP

Ylli Limani: “Muzika është Ushqim Për Shpirtin Tim”

15-08-2014
Ai ka një stil shumë të veçantë. E ndonëse ka vetëm 19 vjet, Yll Limani, djali nga Prishtina, ka arritur shumë suksese në skenën muzikore. Ndrërsa, pjesëmarrja e tij në ‘The Voice of Albania’ u bë çelësi i këtij suksesi, për t’ia hapur rrugën edhe më tej, sukseseve tjera. Ai në një intervistë për Kosovapress, ka treguar se muzika është ushqim për shpirtin e tij.

Kosovapress: Me çka po merreni aktualisht?

Yll Limani: Aktualisht jam duke shijuar pushimet e verës. Si një 19 vjecar i zakonshëm, preferoj të dal me shoqërinë e ngushtë, të kaloj kohë me pjesëtarë të familjes që vijnë nga jashtë.

Kosovapress: Si ka nisur ky sezon për ju?

Yll Limani: Nuk mund ta quaj akoma “hapje të sezonës” sa i përket muzikës sepse pak njerëz dine që unë nuk angazhohem me koncerte. Dua te pres edhe pak sa te përfundoj studimet ne universitet dhe pastaj te filloj te angazhohem më shumë.



Kosovapress: Mendoni se ‘The Voice of Albania’ ua hapi rrugën e suksesit?

Yll Limani: Absolutisht. Jam bërë monoton duke e përsëritur qe pa The Voice, une nuk do të isha këtu ku jam.

Kosovapress: A konsideroni se ka pasur padrejtësi në ‘The Voice’?

Yll Limani: Jo. Stafi i Top Channel, producentët e The Voice dhe gjithë njerëzit që angazhohen për atë spektakël janë njerëz të mrekullueshëm dhe të mirë në shpirt. Të paktën nga këndvështrimi im, janë treguar më se fer në lidhje me çdo detaj.

Kosovapress: Jeni zhgënjyer ndonjëherë sa i përket muzikës?

Yll Limani: Muzika është ushqim për shpirtin dhe sa të kem zë dhe të ketë muzikë, nuk mendoj se do të zhgënjehem nga muzika.



Kosovapress: Ju shpesh bëni edhe ‘cover’ të muzikave të huaja, a është kjo një mënyrë e promovimit tuajt në tregun e muzikës?

Yll Limani: Edhe po, edhe jo. Cover-at janë një mënyrë e mrekullueshme e promovimit si nga brenda tregut shqiptar, por edhe jashtë. Gjithsesi, nuk është se jetoj me ndonjë ide të fiksuar se mund te arrij te bëhem yll ndërkombëtar nëpërmjet cover-ave apo ndonjë mënyrë tjetër. Por, nuk i dihet. Me punë arrihet gjithçka.

Kosovapress: Me çka merreni tjetër përveç muzikës?

Yll Limani: Pretendoj se lexoj haha. Por për shkak se koka me vlon gjithmonë nga shume ide dhe shume gjerash përnjëherësh, nuk është se po arrij ta çoj një libër deri në fund, kohëve te fundit.



Kosovapress: Si e vlerëson tregun muzikor kosovar?

Nuk jam kompetent te flas rreth tregut muzikor kosovar. Nuk është se jemi keq, por mundemi dhe më mirë.

Kosovapress: Planet tuaja për të ardhmen?

Yll Limani: Të përfundoj universitetin, të lansoj albumin tim të parë, të shëtis, të lexoj më shume, të krijoj këngë edhe për artist të tjerë.

Kosovapress: Çfarë të bën më së shumti nervoz?

Yll Limani: Njeriu si natyrë është i komplikuar. Të them se “e urrej kur me gënjejnë” nuk qëndron, sepse kam gënjyer edhe vet. Të them se më nervozojnë padrejtësitë, prape nuk qendron sepse edhe unë mund ti kem shkaktuar padrejtësi dikujt tjetër. Nuk jam tip që nervozohem, por edhe kur të tjerët arrijnë të më nervozojnë, e kaloj me shumë qetësi.



Kosovapress: A jeni i dhënë shumë pas rrjeteve sociale? Dhe sa ka ndikuar kjo tek ti që të jesh sa më afër fansave tuaj?

Yll Limani: Shpresoj qe jo. Sa i përket Facebook, Twitter dhe Instagram, arrij te jem sa me afër përkrahësve të mi te cilët më kanë sjellë deri ku jam, dhe shpresoj që me ndihmën e tyre të arrij dhe më shumë. Por nuk është se hargjoj shumë, shumë kohë.

Kosovapress: Diçka për fund?

Yll Limani: Faleminderit për kohen që morët për të më intervistuar. Pa përkrahjen e juaj dhe të shumë portaleve, televizioneve dhe radiove tjera, unë do te isha një 19 vjecar i rëndomtë. Faleminderit përsëri.
(Kosovapress)

Ylli Limani: “Muzika është Ushqim Për Shpirtin Tim”