>
BIOSHQIP

Zgjim Baraliu: I Apasionuar Pas Kitarës, Deputon Shkëlqyeshëm Si Artist I Ri

23-09-2015
Ndonëse është i ri në skenën tonë, por ai nuk është tërësisht i panjohur. Zgjim Baraliu është djaloshi nga Prizreni i cili e ka nsiur fillimisht karrierën e tij në programet më të njohura të fëmijëve në Top Channel, e ndërsa këtë vit ai ka deputuar me videoklipin e tij të parë në karrierën e tij si i rritur. "Është e Diel" titullohet kënga e parë e Zgjimit e cila që në daljet e para mblodhi pëlqime të mëdha nga publiku. Në vazhdim në këtë intervistë Zgjimi na flet më shumë rreth karrierës së tij... TeksteShqip: Zgjim keni deputuar këtë vit në skenë me videoklipin tuaj të parë "Është e dielë". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Zgjim Baraliu: Ju falenderoj fillimisht për ftesën për intervistë. Projekti ka filluar në fund të Qershorit dhe ka përfunduar në javën e parë të Gushtit, më saktësisht 5 Gusht. Në kontakt me kompozitorin e mirënjohur Sokol Marsin, kam rënë nëpërmjet këngëtarit të dashur për publikun shqiptar Dashnor Diko. Në fillim kisha menduar të debutoja me një bashkepunim, por kam respektuar këshillen dhe përvojen e xhaxhi Norit dhe kam vendosur që të debutoja vetëm.



TeksteShqip: Kënga ka një tematilë të veçantë. Isha ideja juaj apo e kompozitorit? Zgjim Baraliu: Ideja ka qenë e kompozitorit. Por zakonisht tematika të tilla preken dhe s'do bëhej e tepërt te kendoja dhe unë njëherë për të tillë tematikë(qesh). TeksteShqip: Kënga dhe klipi janë realizuar në Shqipëri. Pse vendosët ta bënit të gjithën atje? Zgjim Baraliu: Max Production ka realizur në mënyre të shkëlqyer projektin dhe kam hasur në një bashkpunim të jashtëzakonshëm. Vetë tematika e këngës e ka parë më të arsyeshme që videoklipi të xhirohej në bregdetin e bukur shqiptar.



TeksteShqip: Zgjim, karriera juaj ka nisur që kur ishe më i vogël në spektaklin "Një këngë për ty" organizuar nag Top Channel, më pas morët pjesë edhe në "The Voice of Albania". Na fol pak rreth këtyre eksperiencave? Zgjim Baraliu: Kam qenë 10 vjeç kur për herë të parë kam performuar para një publiku aq të gjërë sa ka qene ai i Top Channel. Kam qenë një kaçurrels i vogël, i entuziazmuar ndoshta më shumë se ç'duhej, dhe mbaj mend kur kam parë publicitetin që i bëhej në Top Channel, top-show "Një këngë për ty". Mora vendimin dhe kam pasur mbështetjen e menjëhershme nga familja e të afërmit. Provat pranuese për në emision mbaheshin në Prishtinë. Më kujtohet që përkundër faktit që kishte shumë të tjerë që do konkuronin për një vend në këtë talent show, s'më trembej syri, marrë kitarën që në atë kohë ishte më e madhe se sa unë i tëri dhe dal para jurisë të cilës i pëlqeu shumë jo vetëm kënga që performova, por edhe kontakti/lidhja me kitarën që kisha dhe ajo siguria me të cilën u ngjita në skenë para tyre. Mund të them pa mëdyshje që Top Channel është televizioni më i madh shqiptar dhe të jesh pjesë e spektakleve që organizohen nga ky televizion është privilegj dhe mundësi e artë për t'u afirmuar. TeksteShqip: Kur do të startosh me koncerte? Zgjim Baraliu: Mendoj që është tepër herët të dal me koncerte të mija, por mund të jem pjesë e ndonjë organizmi në rast festash.



TeksteShqip: Pjesmarrja në festivale a është në planet e tua të afërta ? Zgjim Baraliu: Duke qenë i zënë shumë me shkollë sidomos pas një vere me shumë punë, nuk mendoj që së paku këto kohë kam komoditetin të jem pjesë e ndonjë festivali. TeksteShqip: Na fol pak për jetën private? Zgjim Baraliu: Unë kam lindur në Durrës më 2 Maj 1999. Ka rastisur kjo gjë meqenëse mami im shtatëzënë me mua në atë kohë bashk me vëllaun dhe dy motrat jemi detyruar të ikim nga Kosova për tu strehuar në Durrës. Shkollën fillore e kam mbaruar në Prizren në shkollën "Abdyl Frasheri" dhe tani vazhdoj shkollimin në gjimnazin turk " Mehmet Akif". TeksteShqip: Luani shpesh në kitarë. Sa jeni i apasioniuar pas saj? Zgjim Baraliu: Përveç shkollës fillore unë kam mbaruar edhe shkollën fillore të muzikës "Lorenc Antoni" në Prizren. Kitaren e kam dashur pa qenë aspak i tunduar nga ndonjë instrument tjetër, dhe më shumë qejf kam bërë ushtrimet e shumta që duheshin bërë për të stërvitur instiktin e një kitaristi klasik. TeksteShqip: Zgjim, faleminderit për intervistën. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Zgjim Baraliu: Dua t'ju falenderoj sërish për intervistën dhe ju uroj shumë sukese e shëndet!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Zgjim Baraliu: I Apasionuar Pas Kitarës, Deputon Shkëlqyeshëm Si Artist I Ri