>
BIOSHQIP

2 Ton, Duetet E Ardhshme Do Jenë Me Stinen Dhe Skivin

13-09-2013
Reperi nga Ferizaji, 2Ton, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi që vetëm pak ditë pas publikimit të projektit me klip me Dafina Dautin, është pjesë e një bashkpunimi tjetër me një tjetër këngëtare seksi.



Ertila Koka po debuton në skenën e muzikës shqiptare me një këngë mjaft atraktive, ashtu siç duket të jetë vet nga dukja e jashtme. Për 2Ton ky është projekti i dytë pas këngës “Spo Ma Nin” me Dafina Dautin. Por, ai vazhdon të mbajë ritmin e punës duke zbuluar projekte tjera në vazhdimësi. “Ky është vetëm fillimi i kësaj stuhie. Kam pasur nevojë për diçka më ndryshe, prandaj realizova këto dy duete mjaft interesante”.



“Por, siç e thashë, ky është vetëm fillimi. Pas dy javësh del bashkëpunimi tjetër me klip me Stinen dhe më pas edhe kënga me Skivin e Babastars”, ka potencuar 2Ton. Videoklipi është punuar nga Max Production.
(Telegrafi)

2 Ton, Duetet E Ardhshme Do Jenë Me Stinen Dhe Skivin