>
BIOSHQIP

2 Ton Vjen Me Disa Bashkëpunime...

11-11-2013
Arton Avdyli i njohur ndryshe edhe si 2 Ton vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për Teksteshqip.Com. Ai na rrëfen më shumë rreth projekteve të tij të fundit si dhe planet që ka për të ardhmen. TeksteShqip: Arton, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Jetoje jetën". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? 2 Ton: Po, projekti jem i fundit është kënga edhe klipi "Jetoje jetën". Këngën e kam punu vet si zakonisht. Klipi është xhiruar nga produksionit Imagine.



TeksteShqip: Për çfarë flet kënga dhe sa jeni ndarë i kënaqur me suksesin e saj deri tani? 2 Ton: Kënga "Jetoje jetën" flet për një temë për të cilën e kisha dhënë edhe si këshillë te shumë njerëz që mos të menojnë se çfarë do të ndodh nesër apo pas një viti se ma mirë është me jetu për monentin. Jam i kënaqur me këngën, kam marrë komplimente të shumta. TeksteShqip: "Spo ma nin" një nga këngët e tua në bashkpunim me Dafina Dautin pati mjaft sukses. Na trego si erdhët deri tek bashkpunimi? 2 Ton: Kënga "S'po ma nin" me Dafina Dautin ka qenë në plan më herët. Dafinën e kom shoqe të mirë dhe kena ra dakord qe me bo një këngë bashk. Ka qenë mjaft e sukseshme. TeksteShqip: Kënga "Beb" gjithashtu e suksesshme për ju. I kënaqur nga suksesi që pati kjo këngë? 2 Ton: Po gjithashtu edhe me këngën "Beb" të cilën e kam bashkpunim me Ertila Koken, jam shumë i kënaqur me bashkpunimin dhe me suksesin e këngës. TeksteShqip: Sa jeni i angazhuar me koncerte? 2 Ton: Me koncerta vera ka qenë shumë e ngarkume po edhe normalisht e mirë. Tash shumicën e koncerteve i kam në diaspor. TeksteShqip: Ke menduar të realizosh edhe një album? 2 Ton: Albumi ka qenë në plan me dal verës po shkaku i disa planeve të tjera albumi është shtyrë për një kohë të pacaktume. TeksteShqip: Cilat janë projektet më të afërta të 2 Ton-it. Do të sjellësh ndonjë këngë të re apo videoklip? 2 Ton: Projektet ma të afërta janë kënga me Stinen edhe një këngë tjetër me Skivin. Po ashtu edhe me një këngëtare që është top këngëtare kom me pas bashkpunim po le të metet befasi!



TeksteShqip: Po për festat e fundvitit ke vendosur ku do ti kalosh? 2 Ton: Festat e fundvitit zakonisht me familje i kaloj po kësaj here nëpër koncerte. Do me thanë s'kam pas mundësi. TeksteShqip: 2 Ton ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me Teksteshqip.Com për këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut? 2 Ton: Falemenderit shumë edhe juve. Fansave ju them falemenderit shumë që vazhdojnë të më përkrahin gjatë gjithë kohës. S'kom me ju zhgënjy asnjëherë. Respekt!
(Teksteshqip.Com)

2 Ton Vjen Me Disa Bashkëpunime...