>
BIOSHQIP

2ton Edhe Me Një Këngë Tjetër Për Muajin Mars

17-03-2015
Me 7 shkurt publikoi këngën ‘Prej zemrës’. E pas lansimit të këtij projekti, reperi nga Ferizaj 2Ton përveshi mangët dhe filloj që të punojë në një tjetër këngë.

Ai me datën 25 mars, për gjithë simpatizuesit e tij do ta sjellë hitin e radhës. Kënga është produkt i Massive Production, ku Nurteel Morina dhe Granit Gashi kanë bërë muzikën ndërsa për klip është kujdesur Max Production.

Se çka do të përmbajë kjo këngë e shohim me 25 mars.
(Indeksonline)

2ton Edhe Me Një Këngë Tjetër Për Muajin Mars