>
BIOSHQIP

Ton Dhe Labi Shumë Shpejt Me Një Duet

06-04-2015
2015-ta duket të jetë viti i reperit 2 Ton, kjo pasi ai që nga muajt e parë të këtij viti ka bombarduar tregun e muzikës me disa këngë dhe klipe tejet të seuksesshme.

"24h", "Prej Zemrës", "A je Gati" në duet me Genta Ismajlin janë vetëm disa nga projektet e suksesshme të tij për këtë vit.

Por reperi nuk po ndalet me kaq, shumë shpejt ai do të vijë me një këngë të re në duet me Labinot Tahirin. Këtë gjë ai e ka komfirmuar nëpërmes rrjetit të tij social në facebook ku ka publikuar edhe një fotografi me këngëtarin.

Për inçizmin e kësaj kënge, këngëtarët i janë drejtuar studios së inçizimit "Bini Records".
(B.A/Teksteshqip.Com)

Ton Dhe Labi Shumë Shpejt Me Një Duet