TEKSTESHQIP

2po2
Vdes Dhe Ringjallem
Lyrics

[Besniku]
Dhe vjen një ditë kur do zbret një mengjes
me sy qelur pret diellin qe te zbres
e aj fshihet dikun ne kujtime
shoh vetëm përjetime tjetës time
e shoh nanen me mua ne gji
spontanisht i rrjedh loti sikur fmi
edhe baben e shoh mi përkëdhel ata sy
aty fillon ndriqon dielli mbi kry
zemer thyer dua ti kthej ato ditë
kujtim i thjesht bënë qe ne mua u rrit
shoh hapat e parë rrugës qe i bëra unë
gezimin njerzit qe me donin shumë
i pash edhe sjelljet lozonjare
me shokt e mahallas t'paret hajgare
t'parën cigare timin tu ja qit
femren e parë te shkolla tu e prit
edhe thiken e parë tu e ngul e pash
edhe n'polici për hajni kur rash
edhe ty te pash ma kishe zili
veq t'mirat se t'kqijat hala smi ke ni (yo)

[REF. 2x: Phat Beni]
Unë vdesh dhe ringjallëm, me t'gjitha vetë përballem
e kam veq një mërzi, për tjeret nuk e di
a jan n'ketë luft me mua, unë tjetër send nuk dua
unë i japë dashuri, le t'ma kthejnë me dashuri

[Besniku]
Dhe vjen një ditë diellin s'mund ta gjen
ngadal mbyll syrin se hapur nuk vlen
përdor vetëm mendjen e lenduar
ashtu i pikëlluar vazhdon për t'shfletuar
kutjimet symbyllur ne terr
kur nana qan s'ka imazh me tmerr
dhe bëhësh pjesë e shoqris se fikur
i mbyllur n'kafaz kerkon për te ikur
ik nga qdo mendim i mirë
ik nga e lehta futesh n'veshtir
tingllojnë kshillat e babes tem
një dit ki me m'ardh n'arkivol djali jem
baba folke po u ankojke djali
i futur n'bërthamë i mbeshtjellur nga djalli
tani mendja fillon te verbohet
kujtimeve imazhi ju largohet
nuk shoh shumë shok asi njerz qe me dojnë
kadal përvidhen shikimin e largojjnë
te shoh edhe ty mos don t'jesh si unë
me hjekat e mia ti mburresh me shumë (mut)

[REF. 2x: Phat Beni]
Unë vdesh dhe ringjallëm, me t'gjitha vetë përballem
e kam veq një mërzi, për tjeret nuk e di
a jan n'ketë luft me mua, unë tjetër send nuk dua
unë i japë dashuri, le t'ma kthejnë me dashuri

[Besniku]
Dhe vjen ni ditë dielli te gjen ty
ta fal edhe qiellin ti hapë ata sy
dhe te jep fuqi me vdekjen te përballesh
nese e don jetën atëherë ringjallesh
ec ngadalë me hapa te sigurt
fjalen e rëndë ti e mund me një tut
dhe e ulë kokën përpara shkoh
kujtimet lejë mbrapa mos i shfleto
tash andrrat zëvendësojnë kujtimet
përqafimet zëvendësojnë idhnimet
as ni minut se kam për ta humbur
dua ti shoh djemt e mi te lumtur
dhe qdo frymarrje qe e përjetoj
qdo hapë te jetës për ta e jetoj
dhe nuk e ndrroj as ni sekond
zemra e thyer tani kendon
ti nuk u kape kurr ne ketë valle
me plot kuptimen e fjalës "ringjallje"
e tash prap si unë don të jesh
e din se i tortuar tërë jetën do jesh (haver)

DËRGOI: