Më mbaj mend (për 1 muaj)

403
  • Vendlindja:
  •  
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  49
Këndon kryesisht: pop-rock

403 është grup artistësh i njohur. Grupi 403 eshte pjese e gjenerates se Rockut Kosovar te viteve 80’, e cila njihet edhe si koha me e ndritur ne krijimtarine rock ne Kosove. Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint). Aktualisht nga anetaret qe dikur formuar 403-shin, ne Kosove jane vetem Hektori dhe Arbeni, ndersa anetaret tjere jane jasht shtetit. Mentori ne SHBA, Fatmiri ne Kanada dhe Vetoni ne Uganda.

Grupi 403 ka nje album te inqizuar me 15 kenge ne te, i cili per here te pare eshte inqizuar ne vitin 2002 dhe I cili akoma kerkohet dhe shitet mjaft mire ne tregun Kosovar edhepse kan kaluar 5 vjet nga inqizimi I tij. Grupi 403 nga viti 1986 nuk ka realizuar asnje koncert apo prezentim per publik, por premtimi I grupit 403 gjithnji ka qene se nje dite do te prezentohet prap LIVE per adhuruesit e dikurshem dhe atyre te rinjeve qe cdo dite neper forume te ndryshme neper internet kerkojne nje gje te tille dhe pyesin se a do te realizohet dhe kure do te jete nje koncert I tille.

Grupi 403 ne vitet 1984, 85 dhe 86 ishte grupi I vitit ne Kosove. Ne vitin 1985 ishte perfaqsuesi I Kosves ne Festivalin e kenges ne Opati-Kroaci. Kenget e grupit 403, si ajo Indexi, Boemi, Paraja, etj, jo vetem qe asokohe ishin hite por edhe sot degjohen dhe kerkohen nga adhuruesit e shumte. Albumi i grupit i ciliu realizu ne vitin 2002 eshte shpallur si album historik i rockut Kosovar.

Anetaret e sotem:
Hektor Gjurgjiali – vokal dhe gitare
Arben Godanca – gitare
Muhamet Veseli – gitare
Fahri Ibrahimi – bateri
Agron Salihu – bas gitare
Neki Emra – klaviature

Grupi ikonik i rokut kosovar të viteve 80 pritet të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore shqiptare. Kështu ka bërë të ditur vokalisti i grupit 403 Hektor Gjurgjiali në emisionin “Leksikoni” me Drilona Shala në Radio Dukagjini. Gjurgjiali ka thënë se Grupi 403 do të rikthehet me 4 këngë të reja, 2 prej të cilave veçse janë punuar tashmë. “Janë dy këngë që i kemi punuar tash e dy vjet po nuk i kemi lëshuar akoma. Jemi duke i përgatit edhe 2 tjera që besoj se do të përfundojnë shpejtë. Besoj brenda 2 muajsh grupi 403 do të vijë me katër këngë të reja”, ka thënë Gjurgjiali. Njëra nga këngët do të titullohet “As vet se di” e cila do të jetë këngë ritmike theksoi vokalisti i grupit. Gjurgjiali tha se rikthimi do të sjellë pjesën e dytë të këngës së famshme “Përralla”. “Kënga e dytë që është e përfundume është “Përralla e fundit”. “Përralla “ u pëlqye shumë por disi nuk ishte e kompletuar, nuk u tha gjithçka në atë këngë, prandaj do e sjellim edhe një version të dytë që të kompletohet” tha mes tjerash Gjurgjiali për “Leksikoni”.

Në vitin 2002, 403 publikojnë albumin "Cd Iii".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  Balada  

Komente

2

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Komente 2