>
BIOSHQIP
Biografia
Curtis James Jackson III, i njohur ndryshe si 50 Cent, ka lindur në New York. I lindur në një lagje të vogël të New York-ut, South Jamaica, Jackson filloi të abuzonte me drogën që në moshën dymbëdhjetë vjeçare. Pas rehabilitimit nga lëndët narkotike, 50 Cent filloi të bënte karrierë në muzikën rap. Gjatë një incidenti në vitin 2000, reperi është qëlluar me nëntë plumba, megjithatë ai i shpëtoi rrezikut për jetën. Pas publikimit të albumit “Guess Who’s Back?”, në vitin 2002, Jackson u zbulua nga reperi Eminem dhe nënshkroi kontratë me “Interscope Records”. Me ndihmën e Eminem dhe Dr. Dre, të cilët regjistruan suksesin e tij të parë komercial, reperi 50 Cent u bë një nga më të mirët në llojin e tij. Fama e Jackson mori përmasa të mëdha pas publikimt të albumit “Get Rich or Die Tryin’”, në vitin 2003, i cili u çertifikuan nga RIAA tetë herë platin. Në të njëjtin vit, 50 Cent krijoi studion e tij të regjistrimeve, “G-Unit Records”, e cila ka nënshkruar me shumë reperë të famshëm si Young Buck, Lloyd Banks dhe Tony Yayo. Në mars të vitit 2005, Jackson publikoi albumin e dytë nën supervizimin e “Interscope Records”, me titull “The Massacre”, i cili shiti 1.14 milionë kopje në katër ditët e para të hedhjes në treg dhe u pozicionua në krye të klasifikimit të Billboard 200 për gjashtë javë. 50 Cent është artisti i parë solo që arriti të klasifikohej në pesëshen më të mirë të Billboard me tre këngë në të njëjtën javë. Ato janë : “Candy Shop”, “Disco Inferno” dhe “How We Do”. “Street King Immortal” është albumi i pestë i reperit, i cili pritej të hidhej në treg në nëntor të vitit 2012. Mosmarrëveshjet e 50 Cent me studion Interscope e shtynë disa herë datën e publikimit të tij. Tashmë është bërë zyrtare se Jackson është duke punuar për albumin dhe ai do të publikohet gjatë vitit 2014. Bashkëpunimi me Dr. Dre dhe këngëtaren Alicia Keys, “New Day”, u publikua më 27 korrik të 2012-ës. Gjatë karrierës së tij muzikore, Jackson ka shitur më shumë se 30 milionë kopje albumesh në gjithë botën dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare, përfshirë këtu një Grammy, 13 çmime Billboard, 6 “World Music Awards” etj. 50 Cent ka zhvilluar gjithashtu një karrierë modeste në fushën e kinematografisë, duke marrë pjesë në disa filma si : “Get Rich or Die Tryin”, një autobiografi e tij, “Home of the Brave” dhe “Righteous Kill”. Revista “Billboard” e ka vlerësuar reperin si artistin e gjashtë më të mirë të viteve 2000, të katërtin në listën me artistët më të mirë meshkuj dhe të tretin nga reperat, pas Eminem dhe Nelly.

Ai e kujton "Gjyshja ime me thoshte, 'Nena jote nuk do te vij ne shtepi. Ajo nuk do te kthehet te te marre. Ti do te rrish me neve'. Vetem atehere une fillova qe te mesohesha pakez me rruget." Jacksoni u rrit me kusheririn e tij me te ri Michael Francis, i cili e fitoi pseudonimin "25 Cent" pasi qe ishte shoku i ti me i ri.Francisi ben rap me emrin artistik "Two Five".Me pas ai vijoi karrieren e tij si kengetar hip hopi si dhe nje gangster i madh american.Pas disa vitesh te suksesshme atij i erdhi dicka e papritur,ate e qelluan disa mafioze me tete plumba kur po dilte nga nje lokal.50 cent pati nje fat te jashtezakonshem.Pas nderhyrjeve nga mjeket me te mire nga Amerika dhe evropa ai shpetoi.Ai thoshte:"ishte e tmerrshme kur me qelluan dhe per nje cast mendova qe nuk do te shpetoja,dhe kisha nje fat te pabesueshem qe shpetova dhe falenderoj zotin".Ai ndenji rreth 2 vite i paralizuar dhe nje vit pushim.pra per tre vite nuk u degjua emri i tij derisa u kthye perseri ne skene.Ai tashme i ka gjetur mafiozet dhe nuk degjohet per ta.MTV e ka pyetur 50 cent edhe per pseudonimin e tij.Ai u pergjigj:kusheriri im qe me ka mesuar te kendoj kishte fituar pseudonimin 25 cent dhe une doja te behesha 2 here me mire se ai dhe me doli pseudonimi 50 cent".Tani ai vazhdon karrieren e tij si kengetar hip hopi.