>
BIOSHQIP
Biografia
Rap-artisti Arbër Mehmeti nga Mitrovica, i njohur me emrin artistik Abbi është një nga emrat më të rinj në rrymën hip-hop. Ai e ka nisur karrierën e tij me një ‘mixtape’ me disa këngë të reja, njëra ndër to edhe kënga “Tu bërtit”. Në një prononcim ka rrëfyer edhe për punën e bërë rreth këngës më të fundit. “Kam publikuar këngën me titull “Tu Bërtit”, thjesht tematika e kësaj kënge ka për kuptim mënyrën e të shprehurit të të rinjëve në vend, pak ka shprehje revolte, gjê që kultura e Rap HipHop-it e lejon. Kjo këngë është pjesë ‘Mixtape-t tem’. Publiku e ka pritur shumë mirë, qysh në fillim kam pasur pëlqime dhe komente të mira. Kuptohet që tregu te ne është i vështirë, por kjo mendoj që na motivon edhe më shumë për me punu drejt kësaj rruge, çdo artist e sidomos ata që merren me Hip-Hop në fillim kanë pasur vështirësi, por shumica në fund e kanë arritur qëllimin, kështu që unë mendoj që çdo artist i ri duhet me punu shumë dhe me tregu shumë më shumë nga vetja. Unë tash sapo e kam përfunduar ‘Mixtape-in’, tashmë njerëzit kanë filluar ta vlerësojnë ‘Mixtape-in’. Projekte ka me pas vazhdimisht nga unë. Ndërsa në koncerte dhe festive këtu në qytetin tim në Mitrovicë kam marrë pjesë katër herë edhe jam shumë i lumtur me mikëpritjen e publikut ndaj meje”, përfundoi rap-artisti Abbi.

Më datë 29 Prill 2017, Abbi publikon videoklipin "Mos U Dorzo", në bashkëpunim me Ardiana Mehmeti. Videoja e realizuar nga Krenar Mehmeti ka një tematikë sociale duke prekur vetëdijen e secilit rreth padrejtësive të shumta që bëhen. Tema e klipit ka të bëjë me vështirësitë e jetës, porse njerëzit vazhdojnë të mos dorëzohen. Tekstin e ka shkruar vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Mehmeti, ndërsa incizimi dhe miksimi është bërë në InterplayStudio (Gjejti). Kënga është pjesë e ‘mixtape’ me titull “Si jeta pa jetën”.

Më datë 27 Korrik 2017, Abbi publikon videoklipin "B A R Z", në bashkëpunim me King.S.

Më datë 21 Dhjetor 2017, Abbi publikon videoklipin "Narcos". Teksti u shkrua nga vetë Abbi.

Në vitin 2017, Abbi publikon albumin "Si Jeta Pa Jetën".

Me 18 Shtator 2017, rap-artisti mitrovicas Abbi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re “Tu bërtit”. Kënga trajton një temë revolte, për vargjet e së cilës është kujdesur vet artisti. Incizimi i këngës është bërë në Radical Records, ndërsa është publikuar në YouTube në versionin audio me tekst, të punuar nga GMC. “Tu bërtit” është pjesë e ‘mixtape-it’ më të ri të rap-artistit mitrovicas. Pritshmëritë rreth projektit janë pasuar me komente të mira nga fansat, që në orët e para të publikimit të këngës.

Më datë 1 Prill 2018, Abbi publikon videoklipin "Ejmen". Bazik e ka bërë ‘beat-in’ e kësaj kënge të realizuar nga Radical Records. Regjinë e videoklipit muzikor e ka bërë Islam Beci.

Më datë 23 Nëntor 2018, Abbi publikon videoklipin "Na Na". Kënga është punuar nga Radical Records, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Abbi. “Na na” vjen për fansat edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës. Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Islam Beci dhe Elisah Voli.

Më datë 21 Shkurt 2019, Anna & Abbi publikojnë videoklipin "Je T'aime".

Më datë 7 Qershor 2019, Abbi publikon videoklipin "FVCK IT". Muzika është punuar nga DjrBeatz, gjersa për tekstin është kujdesur vet reperi. Ndërkohë për anën vizuale është kujdesur Islam Beci.