>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili: Njeriu Të Cilit I Trembem

09-01-2012
Ajo ka kënduar "Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën", në një kohë kur pavarësia e Kosovës dukej një ëndërr e largët. Ajo ka deklaruar gjatë pjesëmarrjes të saj në konkursin e bukurisë "Miss Bota": "Unë vij nga Republika e Kosovës së Shqipërisë", në një kohë kur asnjë kosovar nuk guxonte të shprehte mendime të tilla me zë të lartë.

Ajo quhet Adelina Ismajli, këngëtarja e cila i ka shpallur luftë regjimit serb atëherë kur vetëm një grusht burrash guxonin ta bënin një gjë të tillë. Nuk ka pasur frikë as nga kërcënimet e nuk e kanë mposhtur fatkeqësitë që ka kaluar në jetë, por si çdo njeri edhe ajo e ka një pikë të dobët; një njeri të cilit i trembet më shumë se çdokujt tjetër në botë.

Dhe ky njeri quhet Mona Ismaili, nëna e saj e cila edhe sot e kësaj dite ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e së bijës. Këtë gjë, Adelina e rrëfen sinqerisht thuajse në të gjitha bisedat me gazetarë te ndryshem.
(Bluetooth)

Adelina Ismaili: Njeriu Të Cilit I Trembem