>
BIOSHQIP

Si E Fillon Vitin Adelina?

16-01-2012
Adelina për emisionin "Prive-KlanKosova" bën të ditur se është jashtëzakonisht e lumtur me jetën e saj që po bën në Francë por, para se gjithash po i mungon shumë Kosova. Ajo tani është në lidhje me menaxherin e saj Vali.

Atje ku shkojnë vetëm të pasurit, një zonë e populluar nga vila dhe hotele luksoze. Është ky vendi i quajtur Small World, vend turistik ku pushimet dimërore i kalojnë vetëm të pasurit dhe personat më të famshëm që kanë pasuri në këtë vend. Small World gjendet në malet e Zvicrës dhe është një atraksion i paparë.

Për këtë vit, në një nga hotelet më të njohura atje, ‘'Bellevue'', është hapur sezoni turistik dimëror, ku janë të ftuar shumë fytyra të njohura nga mbarë shteti zviceran, përfshirë këtu Kerstin Cook dhe Luca Ruch (Miss & Mister Zvicra 2011), aktori francez Gerard Depardieu, ndërsa ajo që na bëri përshtypje më shumë neve, ishte pjesëmarrja e këngëtares së njohur kosovare Adelina Ismajli, e cila ishte e ftuar speciale të performonte atë natë për të pranishmit.

I gjithë ky sukses i Adelinës që të shfaqet para audiencës së njohur dhe miliarderëve, vjen falë punës së madhe që po realizon menaxheri i këngëtares. Për Adelinën, ky është një tjetër sukses pas lançimit të klipit ‘'I love you more'', e cila tashmë po bën xhiron nëpër televizionet muzikore në shumë shtete të Europës e Afrikës, ndërsa flitet se tashmë po transmetohet edhe në Kanada. Këtë vit, këngëtarja pritet të nxjerrë edhe albumin e ri, i cili do të ketë këngë në disa gjuhë të botës, përfshirë edhe atë shqipe, por albumi do t'i dedikohet kryesisht tregut të huaj.
(PanoramaPlus)

Si E Fillon Vitin Adelina?