>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili Me Te Dashurin Valmir Krasniqi

22-02-2012
Per suksesin e saj ne tregun europian, Adelina Ismaili falenderoi hapur edhe menaxherin e saj, me te cilin tashme edhe eshte lidhur. "Gjithe c'kam arritur ne Europe, eshte puna dhe mundi i Valit", ka theksuar kengetarja gjate nje interviste televizive ne Kosove.

Valmir Krasniqi eshte i perzgjedhuri i pop dives Adelina Ismaili, si i fejuari me te cilin ne te ardhmen kengetarja mendon te krijoje familje. Por cila eshte jeta e tij para njohjes me kengetaren? Cfare ka punuar me heret? Pas kerkimeve qe kemi bere, mesuam se Valmiri prej kohesh ka qene i aktivizuar neper biznese te ndryshme, duke rezultuar i suksesshem ne shume drejtime.

Fillimisht, Krasniqi eshte marre me menaxhimin e disa diskotekave ne disa kantone te Zvicres, me pas ka krijuar fondacionin ‘'Iliada Entertainment", produksionin me gjithe kompanine me te njejtin emer ku kycet edhe kengetarja Adelina Ismaili si bashkepronare. Permes kesaj kompanie zhvillohet karriera e saj ne mbare Europen dhe vendet ku flitet shqip.

Me vone, Krasniqi vazhdon me menaxhimin e karrieres se Adelina Ismailit per ta bere nje kengetare shume te suksesshme edhe ne tregun europian, duke e ndihmuar te depertoje ne mediat zvicerane, gjermane e franceze, perfshire ketu mediat e shkruara dhe televizive.
(vipat.info)

Adelina Ismaili Me Te Dashurin Valmir Krasniqi