>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili, Tre Media Ne Gjyq

19-03-2012
Gjate kesaj jave, nje nga lajmet me te klikuara ne faqet e internetit qe kane ne shenjester VIP-at, ka qene ai ku komentohej kopertina e fundit e Adelina Ismailit, si nje kopje e posterit qe prezantoi filmin "Blow" me protagoniste kryesore Johnny Depp dhe Penelope Cruz. Ky lajm na tingelloi pak i cuditshem, kur pame qe per protagoniste kishte Adelinen, e cila eshte shquar gjithmone per idete e saj origjinale, qe nga hera e pare qe u shfaq ne nje festival shqiptar, duke u shnderruar keshtu ne vajzen qe theu tabu. Shkrimi ishte shume tendencioz dhe sic mesuam, gjithcka eshte bere per ceshtje ekskluziviteti. Nen efektin e inatit, gazetaret kane trilluar, duke mos marre parasysh asgje, as faktin qe per fotot ne kete rast vendos fotografi. Per kete fakt eshte merzitur jo pak kompania qe menaxhon kengetaren, e cila ka angazhuar menjehere avokatet e saj dhe brenda nje kohe te shkurter, agjencite online jane terhequr, duke fshire nje here e pergjithmone shkrimet qe trajtonin kete tematike. Sa i takon kopjes, ne shkrimin qe ka shoqeruar kopertinen e revistes shqiptare, eshte sqaruar fare mire qe inspirimin per kete set fotografik e kane marre nga skenat e filmave hollivudiane. Keshtu, avokatet e "Acromax GMBH", qe mbulojne interesat e Adelina Ismailit ne internet, ia kane dale qe brenda nje kohe te shkurter, t'i zhdukin keto publikime, duke i vendosuar perpara padise tri mediat, te cilave ne fund te procesit do t'u duhet te paguajne 10,000 dollare demshperblim. Avokatet kane parashtruar ne gjykate padine, ne nje prej pikave te se ciles saktesohet se ne ligjin per copyright-in, nuk ekziston kopjimi i pozes ne nje foto.
(bluetooth)

Adelina Ismaili, Tre Media Ne Gjyq