>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili, Në Festivalin Internacional Të Klipit Në Francë

27-03-2012
Adelina Ismaili perseri arrin te jete e para shqiptare qe deperton ne nivelet me te larta te show-biznesit europian. Projekti nderkombetar i dives shqiptare, kenga dhe klipi "I love you more" po vazhdon suksesin ne France. Kenga dhe klipi "I love you more" eshte bere pjese e festivalit prestigjioz te klipit "Protoclip". Ky lajm vjen pikerisht ne kohen kur kengetarja e njohur po pergatitet intensivisht per perfundimin e projekteve te tjera, te cilat si destinacion kane tregun e huaj, por edhe ate shqiptar, ndersa albumi vazhdon te mbahet ne fshehtesi te plote nga kompania europiane e cila menaxhon prej 3 vitesh karrieren nderkombetare te Adelina Ismailit.

Gjithkush do te pyeste se cfare festivali eshte "Protoclip". Ne kerkuam dhe gjetem ca informacione mbi kete festival. I krijuar ne vitin 2004, shume shpejt arriti te behet nje nder festivalet e videoklipeve me prestigjioze ne bote. Edhe pse mbahet ne Paris, eshte nje festival internacional i klipeve dhe si i tille mbledh emrat me te shquar te muzikes boterore. Sot "Protoclip" ka nje mision te dyfishte: se pari, te nxjerre ne pah krijimin artistik ne nje klip, pertej fames se mundshme te artistit dhe se dyti, te vere ne dukje artiste te rinj dhe funksionimin e pavarur te strukturave profesionale ne menyre paralele. Vete nominimi ne kete festival, katapulton konkurruesit ne mesin e yjeve boterore. Vitin e kaluar pjese e ketij festivali te madh kane qene emra te medhej si Rihanna, Beyonce, David Guetta, Lady Gaga e shume te tjere, kete vit pjese e listes se pjesemarresve per here te pare eshte edhe klipi i Adelina Ismailit, qe garon perkrah emrave te njohur te mbare botes. Theksojme se Adelina mbetet e vetmja shqiptare e cila shkoi ne treg te huaj nga ai shqiptar dhe po vazhdon te korre sukses pikerisht ne kohen kur shume emra te tjere te muzikes shqiptare po tentojne te futen ne tregun nderkombetar. Duke qene se konkurron per here te pare dhe brenda pak ditesh u pozicionua ne Top 20, ne themi qe Adelina perseri dha proven si shqiptarja e pare ne showbiznesin europian.
(gazeta paloma)

Adelina Ismaili, Në Festivalin Internacional Të Klipit Në Francë