>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili: Dueti Me Leonoren Eshte Vetem Thashethem

01-06-2012
Lajmi i djeshem per nje duet te mundshem ndermjet dy rivaleve armike Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi qe u publikua nga gazeta Standard, eshte vetem nje thashethem. Si fillim po ju postojme lajmin: Dy kengetaret e njohura kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi, duket se do te harrojne merine qe kane pasur prej vitesh me njera-tjetren, pasi mediat te ndryshme online raportojne se dyshja do te bashkepunoje per nje klip te ri. Ndoshta jo te gjithe e mbajne mend, por kengetaret seksi jane rrahur pas nje sherri spektakolar mes tyre, vite me pare. Sic mesohet, eshte Adelina ajo qe i ka kerkuar Leonores nje klip kushtuar Kosoves, ndonese pas nje veshtrimi te shpejte ne faqet e tyre zyrtare, nuk rezulton asnje gje e tille. Thuhet se klipi i perbashket do te jete spektakolar dhe do te kushtoje hic me pak se 100 mire euro, ndersa kengetaret do t'i ndajne pergjysme shpenzimet. Pritet qe ky klip te kete sukses te madh dhe te jete i pranishem edhe ne arenen nderkombetare, ku diva Adelina Ismajli po debuton prej pak kohesh. Nuk dihet ende nese ky lajm eshte i vertete, por deri me tani ka ngjallur mjaft diskutime mes fansave te te dyja paleve. /standard/ Adelina mohon duetin me Leonora Jakupin Thashethemet e fundit per nje bashkepunim te mundshem midis Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit kane zgjuar interesim tek mediat dhe portalet e ndryshme online. Dhe jo per ndonje qellim te keq, por me shume per arsyen se nje lajm i tille eshte konsideruar si mjaft konstruktiv dhe i dobishem, sidomos ne vitin e 100 vjetorit te Pavaresise. Por ja qe demanti erdhi nga faqja zyrtare e Adelina Ismajlit ne facebook ku eshte postuar nje foto e Adelines qe tregon gishtin e mesem e qe interpretohet si "Fuck You" dhe me tekstin e meposhtem. Nuk e dijme nese ky gisht i eshte drejtuar mediave apo vet Leonora Jakupit: "TË DASHUR MIQ. EDHEPSE TASHMË PROVOKIMET E NDRYSHME KANË NISUR TË BËHËN BAJATE, NE DO TË MARRIM MUNDIN TË MERREMI ME THASHETHËME KOTI. PRA... *ADELINA ISMAILI NUK KA NË PLAN ASNJË DUET ME ASNJË KËNGËTARE SHQIPTARE, CDO GJË QË KENI LEXUAR APO DËGJUAR ËSHTË GËNJESHTËR...ADELINA VAZHDON PUNËN NË ALBUMIN E SAJ INTERNACIONAL.* KY ËSHTË PRONONCIM ZYRTAR NGA ZËDHËNËSJA ZYRTARE E ADELINA ISMAILIT" Vetem ca dite me pare ishte Elvana e cila beri nje thirrje shqiptareve qe te mos shahen ne mes veti pasi jemi nje gjak. Si duket kjo thirrje e Elvanes nuk eshte marre edhe aq seriozisht ndersa lexuesit qe mirepriten kete lajm duhet ngushelluar qe fatkeqesisht nuk ishte i vertete.
(albavipnews)

Adelina Ismaili: Dueti Me Leonoren Eshte Vetem Thashethem