>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili: Feja Jone Eshte Shqiptaria!

03-06-2012
Kengetarja e popullarizuar nga Prishtina, Adelina Ismaili, e cila ka kohe qe jeton ne Zvicer, vazhdon te jete afer publikut shqiptar.

Pak dite me pare ajo ka performuar ne Linz te Austrise ku si gjithmone, eshte shfaqur shume energjike ne skene.

Mes shume kengeve te saj, Adelina ka performuar edhe ate me titull ''Ushtrine time do ta bej'', qe cilesohet si kenge e guximshme per kohen e realizuar, kur Kosova ishte nen okupimin e Serbise. Pas interpretimit, Adelina i eshte drejtuar publikut me mesazhin: ''Mos shikoni politikane e partia, feja jone eshte shqiptaria!'' Ajo ka kujtuar edhe presidentin e ndjere te Kosoves, Ibrahim Rugova.
(indeksonline)