>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili, 1.3 Milione Klikime Per 9 Dite

18-07-2012
Këngëtarja nga Kosova, Adelina Ismaili, ditë më parë ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re, "Ku ma ke".

Pamjet e klipit janë kryesisht pamje të nxehta verore, që janë xhiruar në qytetin bregdetar të Vlorës. Ashtu siç pritej, "Ku ma ke" është pëlqyer nga publiku dhe brenda nëntë ditësh ka kaluar shifrën prej 1.3 milion klikimesh në "YouTube".

Përveç kësaj, siç transmeton indeksonline këtë verë Adelina po kap shifra të larta edhe me publikun e pranishëm në koncertet e saj verore në qytetet shqiptare.

Pas Sarandës, ajo ka performuar në qytetin e Ulqinit, ku sipas faqes së fansave të saj në Facebook, ajo "ka thyer rekord" për nga numri i njerëzve të pranishëm në koncertin e saj.
(Editorial.MK)

Adelina Ismaili, 1.3 Milione Klikime Per 9 Dite