>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili, E Lodhur Nga Koncertet

03-09-2012
Pasi eshte sulmuar nga media te ndryshme per sukseset e saj, reagon stafi i Adelina Ismailit. Zedhenesja e kengetares, Rudina Idrizaj, ka thene: "Keni mirekuptim per shendetin e Adelines, ajo ka blere shtepi ne Zvicer, ndersa do te vendoset pas sherimit dhe finalizimit te projektit, ku ne loje eshte nje nga kompanite me te medha te muzikes ne bote". Rikthimi i pop-dives, Adelina Ismailit, ne trojet shqiptare per koncerte dhe disa projekte e evente te rendesishme ngjalli debat dhe komente nga me te ndryshmet. Disa here eshte sulmuar nga media te ndryshme per shkak te sukseseve, te cilat kengetarja Ismaili ka pasur me projektet e fundit, jane bere molle sherri qe edhe fansat e kengetares te terbohen.

"Per momentin, Adelina eshte ne sherim shtepiak pas lodhjes, te cilen e perjetoi neper koncertet qe ka organizuar neper qytete te ndryshme ne Kosove e Shqiperi derisa shume koncerte te tjera i ka anuluar per shkak te gjendjes shendetesore", - kane shkruar media te ndryshme. Te gjithe keto shpifje, sipas disa burimeve tona, behen pikerisht per faktin se zedhenesja e kengetares ka injoruar shume gazetare, pasi Adelina ka refuzuar t'u jape intervista, e me pas ato filluan ta krahasojne me kengetare te tjera. Ka qene i menjehershem reagimi i fansave neper shume mediume, te cilet te indinjuar nga keto sulme kane filluar dezinformimin per faktin se koncertet e Adelina Ismailit, klipi dhe kenga e fundit "Ku ma ke" e punuar nga Ardit Gjebrea ishin sukseset e veres se ketij viti. Per momentin, Adelina injoron gati cdo medium dhe pritet te prononcohet per te gjitha keto ne nje te ardhme te afert edhe pse kjo "gjueti" tek Adelina pritej, sepse zedhenesja zyrtare gati dy muaj me pare kishte paralajmeruar sulmet qe do te fillonin ndaj kengetares. "Kerkojme mirekuptim nga disa mediume per gjendjen shendetesore te Adelina Ismailit. Ju lutemi mos perfitoni nga rasti dhe te shpifni per te rritur tirazhet dhe per te fituar duke shfrytezuar mungesen e Adelines, prononcim nga kengetarja do te kete se shpejti, por vetem per fansat dhe asnje medium qe ka marre guximin te shpif. Vertet nuk kemi faj qe cdo hap ne karrieren e saj eshte sukses. Deshtimet e te tjereve nuk jane faji yne, cdo medium qe ka sajuar genjeshtra apo dezinformate do te perballet me ligjvenesit qe mbrojne te drejten dhe imazhin e Adelina Ismailit", - thuhet ne prononcimin e zedheneses, Rudina Idrizaj.
(koha jone)

Adelina Ismaili, E Lodhur Nga Koncertet