>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili, Pjesë E Jurisë Në “X Factor Albania”

19-09-2012
Edhe pse jeton jashtë vendit, malli dhe dëshira për të qenë më afër adhuruesve vazhdon të mos i mungoj asnjëherë këngëtares së njohur Adelina Ismaili, e cila tani do të jetë pjesë e jurisë së shout televiziv "X Factor Albania 3" që do të filloj së shpejti. Konfirmimin e saj për të qenë pjesë e këtij shou na e zbuloi një i afërm i këngëtares, ku Adelina me shumë kënaqësi ka pranuar kërkesën nga organizatorët e 'X Factor Albania 3'. Tashmë adhuruesit e saj do të mund ta shohin për së afërmi Adelinën e cila një pjesë të madhe të kohës do ta kaloj në Shqipëri, ku bashkë me anëtarët e tjerë të jurisë do të zbuloj talente të reja, ku pjesëmarrja e tyre do të jetë mjaftë e madhe. Mirëpo përveç saj Adelina ka gjasë të realizoj edhe ndonjë projekt të ri muzikor në Shqipëri gjatë periudhës sa do të zgjasë 'X Faktor'.
(K. Bajrami / zeri)

Adelina Ismaili, Pjesë E Jurisë Në “X Factor Albania”