>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili Refuzon “X Factor Albania”

20-09-2012
Pas publikimit të lajmit për pjesëmarrje të mundshme të Adelina Ismailit në jurinë e garës për talentë "X Factor Albania 2", vjen njoftimi zyrtar se këngëtarja nuk do të jetë pjesë e jurisë.

Përfaqësuesja e saj për marrëdhenie me publikun, Rudina Idrizaj, ka bërë të ditur për të gjitha mediat se Adelina Ismaili e ka refuzuar ftesën e bërë nga produksioni i "X Factor Albania".

"Si zëdhënëse zyrtare e Adelina Ismailit, e përsëris: Adelina Ismaili ka refuzuar pjesëmarrjen në jurinë e "X Factor Albania 2" për arsye profesionale dhe personale. Lusim mediumet të fillojnë të përfillin, të kuptojnë rolin e zëdhënëses dhe të informohen para deklarimeve të "fuqishme", posaçërisht kur janë kryekëput gënjeshtër", - ka thënë përmes një deklarate zëdhënësja e Adelinës.

Mohimi i këtij lajmi është përcjellë edhe përmes faqes zyrtare të fansave të këngëtares në rrjetin social Facebook.
(Indeksonline)

Adelina Ismaili Refuzon “X Factor Albania”