Më mbaj mend (për 1 muaj)

Adelina Ismaili: Kam Vendosur Të Heq Dorë Nga Muzika

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.7 / Votuan:  3
[17-11-2012]
Adelina Ismajli, këngëtarja e njohur 34-vjeçare nga Prishtina, ka deklaruar se heq dorë nga muzika ndërsa ka dhënë recitalin e saj, që ajo e ka cilësuar të parin dhe të fundit, të enjten në mbrëmje në "Top Show" për Alban Dudushin.

Intervista, e cila u njoftua nga vetë këngëtarja në faqen e saj zyrtare në Facebook, u ndoq nga shumë shikues të "Top Channel" për faktin se këngëtarja i ka pasur të rralla intervistat e saj në televizionet shqiptare.

"Jap recitalin e parë në Shqipëri, një intervistë plot të pathëna, si asnjëherë më parë", është shprehur këngëtarja, e cila promovoi klipin e saj të ri për këtë 100- Vjetor pavarësi me titull "Skënderbe".

Për performacën e saj në këtë program të orës së vonë, fansat kanë bërë thirrje për audiencë në lidhje me shown që pritej të bënte me të ftuar specialë, të cilët rrëfyen për punën me Ismajlin dhe gjithçka për idenë e saj për të nxjerrë një klip, që i dedikohet Skënderbeut. Performancën e saj në "Top Show" fansat e kanë komentuar me superlativa.
 (zeri)



Komente 3