Më mbaj mend (për 1 muaj)

Adelina Ismaili: Klipi “Skenderbe” Ishte Dhuratë Nga Vali

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4
[18-11-2012]
Adelina Ismajli ne Shqiperi, ishte nje event qe nuk kaloi pa u verejtur nga mediat e shkruara dhe televizive ne Tirane. Ajo ka shtuar prezencen e saj fizike ne Shqiperi, sepse atje ajo ndjehet e vleresuar dhe ne nivel te saj. Te pakten, keshtu ajo u deklarua vete per media.

Publikut atje ajo i dhuroi nje koncert recital, sipas saj i pari dhe i fundit, qe u prit shume mire, madje befasoi disa qe nuk e njihnin mire potencialin vokal dhe intelektual te saj.

Pak dite me pare, ajo lancoi videoklipin kenges se saj "Skenderbe", qe thuhet se eshte nje kryeveper e kengetares, muziken dhe tekstin e se ciles e shkroi vete ajo, dhe ate para me shume se nje dekade. Arsyeja pse ky klip nuk erdhi me heret, si shpjegon Adelina ne nje interviste per "Bluetooth", ishte sepse kenga ka qene e cenzuruar. Por, ja sot, fale koheve te ndryshuara, ne 100 Vjetor, kjo kryeveper, serish ka pare driten e diellit.

Ajo me interesantja qe Adelina shpalosi ne kete interviste eshte fakti se klipi vjen si rezultat i punes se Valit, i cili insistoi ta sjell kete kenge ne forme te nje klipi te animuar, dicka qe te ne konsiderohet ende risi. Dhe kjo ishte nje surprize qe Vali ia kishte bere, si dhurate per 26-vjetorin e karrieres se kengetares dhe eshte njeherit kontributi i tyre i perbashket per kete 100 Vjetor. Gjersa, kengetarja kete surprize e pershkruan si nje nga dhuratat me te bukura qe i kishin ndodhur asaj.

Klipi, edhe pse ne nje forme jo te zakonshme per tregun shqiptar, eshte vleresuar larte, madje eshte pershkruar si nje mini-histori e kombit shqiptar duke shpaluar shume fytyra dhe ngjarje te ndritshme te historise, qysh nga ajo me e hershme ilire. Nuk eshte komentuar shume, por imazhi i animuar i Adelines, poashtu ben pjese ne kete klip.
 (Albavipnews)


      Adelina Ismaili - Skenderbe [Teksti dhe Klipi]

Komente 0