Më mbaj mend (për 1 muaj)

Adelina Ismaili: Nuk Jam Tip Për Politikë

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[05-05-2013]
E veshur me te zeza, ndoshta nje nga ngjyrat e saj me te perdorura te garderobes, kengetarja Adelina Ismajli ka ardhur ne Prishtine per te kenduar ne 23-vjetorin e themelimit te LDK-se.

Adelina ka kenduar dy kenge, kengen hit te saj kushtuar presidentit historik me titull “Ushtrine time do ta bej me Ibrahim Rugoven” dhe nje tjeter kenge nga repertori i saj me titull “Skenderbe”. Kengetarja ka dashur te kendoje edhe nje kenge te trete, por sic duket nuk eshte lejuar, pasi edhe kengetarja tjeter e ftuar ne kete ceremoni, Edona Llalloshi, ka kenduar po dy kenge, aq sa ishte programuar.



Lajmi i perfshirjes se saj ne politike u perhap menjehere dhe zgjoi kuriozitetin e te gjitheve. Nje kengetare me nje karriere te gjate ne skene dhe me shume fansa dhe mbi te gjitha nje adhuruese e te ndjerit Ibrahim Rugova, nuk eshte se nuk bente sens nese do te orientohej ne politike. Mediat kane perfituar nga rasti per t’i marre nje prononcim mbi te rejat e fundit. Adelina eshte pergjigjur: “Nuk eshte e vertete qe do futem ne politike dhe nuk e di pse ka dale ky lajm. E vertete qe une jam adhuruese e Ibrahim Rugoves dhe do perkrah shpirterisht ate force politike, por une nuk jam tip qe mund te merrem me politike. Une jam natyre shume impulsive dhe e di mire qe kjo e demton dike qe duhet te merret me politike. Jam e sigurt qe, po te merresha me politike, do te perfundoja ne burg, se e njoh mire veten”, – thote ajo. Adelina rrefen se eshte ultranacionaliste dhe ka frike se politika mund t’i largoje fansat e saj qe i ka fituar me shume pune dhe ka kohe, por ka lene te hamendesohet se ne te ardhmen nuk i dihet. Edhe vete politikanet e njohur te LDK-se nuk e perceptojne se si nje kengetare si Adelina mund te jete ne mesin e tyre si politikane. E pyetur per muziken, ajo rrefen se ka nje projekt gjigant, por pa dhene detaje se per cfare behet fjale, ndersa per koncerte vere ne zonat shqipfolese ajo tha se do ta kete te pamundur per shkak te angazhimeve, megjithate nuk i dihet, por fjalen nuk e jep.
 (Panorama)



Komente 0