>
BIOSHQIP

Këngëtari Meti Falenderon Divën

12-08-2013
Këngëtari i hitit 'Dashurinë nuk mund ta paguj' ka gjetur pak kohë mes shumë angazhimeve që të pushojë në bregdetin e bukur të Budvës. Eshtë ky këngëtari atraktiv dhe i dashur për publikun shqiptar Meti Berbatovci, i cili është rikthyer në këto ditë të nxehta në vendlindje, por edhe duke u relaksuar për të rinisur më tej një tjetër sezon pune. Këngëtari të gjithë suksesin ia dedikon divës së muzikës shqiptare Adelina Ismajli, pasi ka qenë ajo një shtysë e madhe për artistin e ri, dhe falë asaj ai është sot këtu. Artisti do të sjellë të tjera hite, dhe natyrisht se do të jetë ndonjë tjetër këngë me firmën e të madhes Adelina Ismajli. Ne urojmë dhe presim që të kemi këngë të reja të Metit të cilat do të kthehen në hite shqiptare dhe pse jo të ndjekë sigurt rrugën e madhe të divës./
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Këngëtari Meti Falenderon Divën