>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili: Dua Të Bëhem Nënë

09-09-2013
Diva e pop muzikë shqiptare, Adelina Ismajli, ka pranuar se ajo është duke u menduar që të bëhet nënë.
Adelina, e cila ka qenë gjatë verës pjesë e disa koncerteve në Kosovë, ka pranuar për emisionin Prive se ajo dhe partneri i saj Vali, janë duke menduar krijimin e familjes.



“Po planifikoj mu bo mami!”, theksoi Adelina në mënyrë mjaft të entuziazmuar, para se pyetja e gazetarit të Prives: “Po bohesh mamë?” ta bëjë Adelinën të sqarojë situatën.

“Jo, jo, jo. Po planifikoj të bëhem nënë. Jam duke punuar intensivisht në këtë drejtim”, tha Adelina duke bërë shaka.

Më poshtë edhe video me pjesë të performancës së Adelinës në La Vida Club në Therandë, ashtu sikurse edhe konfirmimi se ajo po mendon të bëhet nënë.
(Telegrafi)