Tema: Poezi Për Kosovën

Kosova

Plagë e thellë e zemrës
Je për secilin shqiptar
Lutja e fundit e mbëmjes
Dhe në agim lutja e parë.

Sot ngado jemi në botë
Ne po jetojmë me ty
Fjala nuk di se ç'thotë
Loti s'na thahet në sy

Fushat mbuluar nga zija
Kallur në flakë shtëpitë
Zog i feniksit Liria
Pret të ringjallet një ditë!

Presim edhe ne zemërngrirë
Ç'bëhet?...Ç'do bëhet athe?...
Nënë që rrite martirë
Mbete martire mbi dhe!

- poezi nga Adelina Mamaqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.2 / Votuan:  101