Më mbaj mend (për 1 muaj)

Adem Ramadani - Nena Me Nje Sy Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  175

Ej n’ skaj te lagjes një shtëpi
Shumë e vjetër e pa çati
Mbrena një nan veç me një fëmijë
Fukara qysh është ma zi
Barkun unët kurrë pa e ngi
Ndrit të llambës me gjilpan
Rrinë tan natën e shkreta nan
Teshat djalit ja harrnon ‎
Qysh me çu jetën në këtë hall ‎
Eee as me vdek as me met gjallë

Ej kur u rrit djali e u ba me dit
Pe shikon nanën ka sytë
Shikon nanën me habi
Pse se paske nan njanin sy
Nana bani qe s’ka ni
S’po donë djalin me shti n’ mërzi
Kur u ba djali n’shkoll me shku
Shkoj një dit me vizitu

Kur po hy djalin me pa
Fillun nxënësat me kesh me zë
Se nana shkret një sy se ka
Djalit t’fikt veç sa si ra
Kur pe ban Zoti aksham
Kthehet djali n’ shpi me piskamë
Nuk e la gja pa i than
Shumë ma mirë nan t’kishe vdek
Ma more fytyrën për jetë
Nana s’pe fol asnjë fjalë
Ju ka ngri gjaku n’damar
Zemra flak donë me ju kall
Eee sikur vorba kur merr valë

E prej at dit prej çati sahati ‎
Nanën djali e ka marr inati
Asnjë fjalë ma s’don me nrrue
S’don me ta ma me jetue
Veq sa dita ka ague
U ba gati e u shtrëngue
E la shpin e paska shkue
T'shkretën nan pa e përqafue
E la nanën vet me vdek ‎
Eee me kukat si qyqja ndeg

Eee la nanën e dul n’gjeti ‎
U martu e bleu shpi n’ veti
Po i fal Zoti edhe fëmijë
Po jeton ne lumturi
Por një dit u prish qetësia
Po cingëron zilja te shpia
Kur po del djali menjëherë
Çka me pa nana në derë
Krejt ish tha e krejt ish ter
Djali deshi derën me ja mshel
T’lutna bit derën mos ma mshel
Se kam ardh për s’fundi herr
Pas shumë kohe mezi t’ gjeta
Kum udhëtu shumë kilometra
M’ka marr malli shumë me t’pa
Zemra shkrumb bir mu ka ba
Por ai djalë katil ish kanë
Nanën mbrena s’don me lan
Hiq moj qorre i paska than
Hiq se fëmijën po mi trishton
Nisi nana n’za me kajt
Mezi kamt që e kan majtë
U kthye nana ne s’hip të vet ‎
Eee n’pleqni t’ shkret pa kërkon met

Eee disa vite kanë kalu
Një dit djalit ju kujtu
Hajt t’shkoj nanën me vizitu
Kur pe qel derën me hy
Nuk pe gjanë nanën aty
Dul po vet ai ne kojshi
Ne kojshi po del po vet
Nana moti i than t’ka vdek
E u ba e ngrata për rahmet
Veq një letër la amanet

Eee u kthye djali ej nkasoll t’vjeter
Ou dalka dal pe qel at letër
O djali nanës o biri jem
Vallahi t’kam dashtë si shpirtin tem
Ti për mu je kanë bir e vetmja drit
Me shumë gazep bre nana tka rrit
Se ma ban qashtu nana hiq se kum prit
Bama hallall se shumë t’kam pengu
Sa herr para shokëve ty t’kam turpnu
Tash ta kallëzoj nana ty një ndodhi
Kur je kanë i vogël si fëmijë
Një dit me shok tujë lujt e tuj kcy
Ti e qorrove bir njanin sy
O zemrën nanës be flak ma ke kall
Me t’pa qashtu s’mujta hiq me ba ball
A syrin tem nana ty ta kum fal
A kur këto fjalë djali po mi lexon
A lot si shiu bre po mi shkojnë
Pe marka letrën me dorë po ma prek
Paj me mall tem nana m’paska vdek
Fort u mërzit për nan tujë qja
Bile n’sahat dekes thotë ta kisha pa
Ah malli jot nan krejt tash um mbyti
Ah tishe gjallë nan s’gaboj për s ’dyti
A briti e foli djali nji fjaaaaaal ‎
oooo

S’ta dita Kimetin oj nan oo sa ishe ‎gjallë eeeeee


Ky tekst u dërgua nga Shkurtee   agnesalati



Adem Ramadani
Renditja: Top 200
Publikimi: 22/06/2009


Adem Ramadani - Nena Me Nje Sy
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Nena Me Nje Sy".
3. Video është e këngës "Nena Me Nje Sy", por nuk këndohet nga Adem Ramadani.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Adem Ramadani:


Komente 7