Tema: Poezi Për Stinët

Motiv Pranveror...

Dielli syqeshur pershendeti
e me krahet e praruar kodrat i pushtoi...
Dallendyshja folezes i buzeqeshi..
Era pyllin embel e ledhatoi...

Dega e shkozes dridhet lehte
dhe ne enderra mendja i flururon,
shikon lisin hijerende
i duket sikur e perqafon...

Po lisi koken mban perpjete
dhe shikimin e con larg,
harron se e cuditshme eshte kjo jete,
se vlen me shume ajo qe ke prane...

- poezi nga Adivie Hoxha


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3