>
BIOSHQIP

Adnan Daci Himnizohet Me “Dridhjet E Kësaj Zemre“

11-11-2016
Adnan Daci është artisti ynë nga Shkupi, këngët e të cilit sa më shumë t'i dëgjosh dhe të depërtosh në thellësi të tyre, aq më shumë do bindesh për veçantitë e bukurisë që përcjellin dhe detajeve të jetës në kohë të ndryshme të vetë artistit tonë dhe jo vetëm. Në këtë fundvit ai na vjen me klipin më të ri "Dridhjet e kësaj zemre", me autor të vargjeve mjeshtrin e pakonsumueshëm Arsim Bunjakun, muzikën dhe orkestrimin nga maestro Ardian Kastrati, dhe me klarinet të gjigandit Artur Qerimi. Edhe këtë herë Adnani ka ditur të godasë në shenjë me këtë baladë, e cila padiskutim do marrë vlerësimet e mijëra fansave. Për realizimin e klipit u përkujdes ekipi i kompanisë tashmë të njohur "Bug Production", skenat e të cilëve gjetën mishërim me subjektin e këngës.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Adnan Daci Himnizohet Me “Dridhjet E Kësaj Zemre“