TEKSTESHQIP

Adolf
Djali
Lyrics

Vazhdo të më thuash
Se ku kam gabuar
kjo gjë duhet luftuar
që mos t'dalësh shëmtuar

Vazhdo dëgjo të tjerët
që të ta mbushin mendjen
që djali s'është i rregullt
ka nevojë për ndihmë të shpejtë

Se di,a kupton ti
që Djali,ka superfuqi
Të mos rrij i qetë,sepse
kështu e ndjen

[REF.:]
Fale edhe sot
edhe pse nuk ndryshon dot
Shiko më në brendësi
s'është veçse një fëmijë

Vazhdo të më shohësh
me kokën tënde boshe
asgjë në dritë nuk nxorre
vetëm veten tende lodhe
Ooooh,oohhh,oooh

Se di,a kupton ti
që Djali,ka superfuqi
Të mos rrij i qetë,sepse
kështu e ndjen

[REF.:]
Fale edhe sot
edhe pse nuk ndryshon dot
Shiko më në brendësi
s'është veçse një fëmijë

Ohh,lëre ti
Djalin
Të jetojë,si di
asgjë ti mos tento
me forcë ti ta ndryshosh
se e ke ti të kotë
atij i përket kjo botë

[REF.:]
Fale edhe sot
edhe pse nuk ndryshon dot
Shiko më në brendësi
s'është veçse një fëmijë

DËRGOI: