Këngëtari Adrian Gaxha pak kohë më parë ka publikuar këngën e tij më të re "Kalle" të cilën e ka sjellë në duet me Lindon Berishën, një nga anëtarët më të ri të label-it të tij.
Një këngë ritmike e verore siç di ta sjellë vetë Adriani duket se po i pëlqen mjaft shumë publikut, kjo pasi ajo ka arritur të grumbullojë plot 2.000.000 klikime në youtube.
Këtë gjë e ka komfirmuar vetë Adriani nëpërmes një postimi të tij në rrjetin e tij social në Instagram.