>
BIOSHQIP

Adrian Gaxhës I Pëlqejnë Femrat Kosovare

11-01-2014
Këngëtari i njohur shqiptar, Adrian Gaxha, ka folur për preferencat e tij më bizare në një intervistë së fundmi, ku krahas faktit se nuk është homofobik, ka pranuar se i pëlqejnë femrat kosovare.

Adrian Gaxha ka deklaruar për emisionin Prive disa prej preferencave të tij kryesore në jetën private.

Ai ka pohuar se Adidas e zgjedh para Nikes, pasi që brendi i njohur botëror është edhe sponsor i tij, teksa e konsideroi veten aspak mendjmadh karshi publikut dhe kolegëve tjerë të estradës.

Në pyetjen se nëse i pëlqejnë më shumë femrat maqedonase apo kosovare, Adriani me shumë lehtësi e zgjodhi opsionin e dytë.

Po ashtu, Adriani zbuloi se nuk është homofobik, përkundër faktit se duket mjaft fetar pasi ka preferuar më shumë kafenë para rakisë.
(Telegrafi)