>
LETERSISHQIP

Zhgarravinat E Picos

Vepra të mëdha që seç duan të thonë
Hëna që kafshohet nga një kufomë
Forma pa jetë me dhëmbët jashtë
Bishta kuajsh në barkun e një lope
Duar që mbysin një tullac

Unë s'do ti dua kurrë
Zhgarravinat absurde të Picos
Ju mund të më dënoni për këtë
Më quani dhe të pa-udhë.

A thua vërtetë Njerëzit, Koha, Shoqëria
Në pikën më të lartë të ekstazës mendore
Gjejnë veten në këto vepra gjysmako-gjithkokëshe?!

Eh ç'kam dëshirë në këtë çast, të jem në një lëndinë.
Një lëndinë me lule Natyre.