>
LETERSISHQIP

Mali Dhe Njerëzit

U foli mali njerëzve që ngjiteshin
u foli qet siç flet një i vetmuar
vërtet, sa më gëzuat kur ju pashë
po dhe diçka më mbanë shtrënguar,
se merreni shumë këtu lart me festimet
dhe koha ju shkon pa e kuptuar
se dielli në kthim nuk të ndihmon
dhe lodhja do kërkojë të zbres kaluar...
sa me merak e kam këtë zbritjen,
sa shumë njerëz në të janë rrëzuar
ecni bashk mos u ndani nga sho-shoji
deri sa të mbrini më keni zgjuar.