Konjaku është historian
shikoni si i bënë burrat të moçëm
atij i pëlqen të tregojë ngjarje,
gjëra që kuptohen në të ardhmen.
Ai ngrohë dhe gurin
frymzon njerëzit
me ndjesi të pakapshme në momentin fillestar.
Konjaku jep leksione në grup
por preferon më shumë
të merret me individin,
i flet atij në vesh për teknika të avancuara jete
të afrueshme me parajsën
ku gjithçka është e mundur,
ndryshe nga çtë ofron kjo botë
me këta lloje njerëzish
me këto mbrëmje plot shi
dhe trotuare që ecin...
Konjaku veproi
brymosja në të kundërt ndodhi
individi,
doli nga kioska në qoshe të rrugës me shkak të dukshëm...
dhe filloi me zë të lart të fliste keq për shoqërinë njerëzore.