>
LETERSISHQIP

Krimbi Paqësor Dhe Molla

Ngjitej krimbi kodrës së mollës
krejt i pashqetsuar ngadalë-ngadalë
si ajo dora që i shkonë gjoksit lart
kur njerëzit në errësirë s'përdorin fjalë.

Ecte dhe sodiste peisazhin përreth
mbushur pemët në fruta të arta...
po pse unë o zot duhet të shkojë
shtat pash futur nën-dhe
kur mrekullia është këtu përjashta?

Një fjalë që gjyshi thosh gjithmonë
i erdhi në mendje, seç ju kujtua:
një krimb i shëndetshëm.. nuk shkon kurrë
te një mollë e shëmtuar...
jemi soj i mbajtur,
puntorë dhe të respektuar.

Ju errën syt, ashtu ngulur thonjt në mollë bërtiti
në djallë, në djallë vafshin dinastit që çohen përpara
në djallë krenarit, bashk me to dhe fjalët e gjyshit
në djallë dhe brumi i butë i mollës që s'të buzqesh kurrë
un dua të marr ajër, të shohë diellin, qiellin, pemët, lul . .
diçka nga lart u pa të vinte me shpejtësi kozmike..
shkoi krimbi me mendime paqësore
u kthye në kuaj-fuqi aerodinamike.
U dërgua nga:Futuro3000