>
LETERSISHQIP

Njeriu Shumicë Dhe Lumturia Gjysmake

Ca herë, i ngjitemi Lumturisë aq afër
sa gati na prek koka në tavanin e Parajsës!

Këto rreshta, do ti shkonin ndonjë tryeze nënpunësi
rrënojave pallatit mbretëror andej nga tërmeti 1789-ës
dhe që ndonjë 'laquais' i oborrit ti kishte dëgjuar
nga bisedat mes të ftuarve kur ndaheshin ëmbëlsirat!
Në ato sallone lejohej buzqeshja.

Sa vite, shekuj që athere
sa avancime bërë që nga ajo kohë
dhe vazhdon dhe sot Njeriu-Shumicë
Njeriu me Lumturi-Gjysmake
vazhdon të banojë ende
në katin e parë të kënaqësive...
ende nuk ka një përkufizim të afrueshëm
se ç'mund të jetë vërtet Lumturia...
Atyrë nuk u është dhënë informacion për këtë
ata duhet të luftojnë çdo ditë me veten që griset
që vishet që mbathet që krihet...
me zgjimin bletë, gjashtë e tridhjetë.
Çdo ditë që përseritet nga e para!

Po ç'dreqin kanë lozur perëndit kështu
futur në fjalor më kotë dhe Lumturinë
ta linin atje në bibliotekën e terracës
vetëm për lexuesit që ngjiten pa kthim..

Sa hipokrizi e mrekullueshme...
Njeriut-Shumicë i mësohet të mjaftohet
duke u kënaqur me atë që mund të ketë
luleve që natyra jep falas në livadhe
bukën dhe kripën e sofrës bujare
një biçikletë që çon fytyra dhe bie peisazhe
objektiva lumturie të një jetë pa halle
që bukuria e shpirtit është nga brënda
që stë bënë paraja të lumtur
vajza qe vetë e bukur, e bukur nga e jëma.

Vetëm kur stë mungon asgjë është Lumturi!
Zoti e di këtë prandaj rri në heshtje.