>
LETERSISHQIP

Tirana I Vjedh Të Shkuarën Njerëzve

Tirana pak nga pak i vjedh të shkuarën njerëzve
harron se këta erdhën të rritur nga viset e tyre.
Edhe ata vetë, po e harrojnë atë pasdite aq të largët
plaçkat që tregoheshin aq të ndrojtura në zbritje
vështrimit bosh të komshinjve gjendur aty gati rastësisht
që studionin guston tënde jetësore, të asaj nga vije.

Afër buzë-mbrëmjes, në të perënduar të diellit
gjithçka ishte sistemuar shtëpise së re
u ulën të gjithë, erdhi dhe rakia e likeri..
dy valixhet e fundit që mbanin kujtimet
në krah i ngjiste shkallve shoferi.

Sa shpejt shkojnë vitet, dekadat larg Vendlindjes!
U dërgua nga:Futuro3000